image Situata në veri, Kurti e Sveçla mbajnë konferencë për media - Sinjali

Situata në veri, Kurti e Sveçla mbajnë konferencë për media

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.

Konferenca do të mbahet në orën 16:00.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Kjo konferencë për media vjen pas sulmit në veri, ku pas mesnatës janë djeguar me granata dore zyret e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: