image Situata në veri, Konjufca: I zhgënjyer me reagimet ndërkombëtare që nuk adresojnë saktë përgjegjësinë

Politikë

Situata në veri, Konjufca: I zhgënjyer me reagimet ndërkombëtare që nuk adresojnë saktë përgjegjësinë

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndodhet në një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për TV21, ai tha se tensionimet e fundit në veri të Kosovës janë të orkestruara direkt nga Beogradi e vet Vuçiqi dhe jo spontane.

Por, Konjufca shtoi se ajo që i bën më shumë përshtypje është reagimi i Bashkësisë Evropiane që nuk adreson saktë përgjegjësinë dhe duket sikur duan të amnistojnë Vuçiqin.

“Deri tani nuk kemi parë një gjuhë dhe ndërhyrje të qartë të Bashkimit Evropian për me ndëshku këto veprime të paligjshme dhe antikushtetuese të Serbisë brenda Republikës së Kosovës. Nuk kam parë një reagim të fugishëm të bashkësisë evropiane. Nuk ka një dënim të saktë dhe ndërlidhje të veprimeve që po ndodhin në veri të Kosovës, sikur po mundohen ta aministojnë Vuçiqin. Asgjë nuk është spontane, që na vjen prej Serbisë. Është e orekstruar prej Beogradit e gjithē kjo që po ndodh”, tha Konjufca.

/GazetaSinjali/