image Situata në veri, kaq trupa të NATO-s do të dërgohen në Kosovë

Siguri

Situata në veri, kaq trupa të NATO-s do të dërgohen në Kosovë

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se në Kosovë së shpejti pritet të vijnë edhe 700 trupa të Aleacës Veri- Aatlantike NATO.

“Ne kemi vendosur që brenda ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë. Këto janë hapa të kujdesshëm, garantues  të NATO-s.

“KFOR ka forca dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, tha Stoltenberg.

Vendimi për trupa shtesë ka ardhur pas gjendjes së tensionuar në veri të Kosovës.

Të hënën, pati incidente mes trupave të KFOR-it dhe protestuesve serbë, ku sipas KFOR-it, rreth 25 pjesëtarë ushtarakë kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa prej tyre ka pasur edhe të plagosur.

/GazetaSinjali/