Gjatë ditës së sotme u raportua se njësitet e Misionit Paqeruajtës, KFOR, kanë arritur në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi aty ku gjenden edhe Njësia Speciale e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella ka thënë se KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në Kosovë, përshirë edhe zonën veriore.
“KFOR ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se misioni i NATO-s po e vazhdon aktivitetin e tij në përputhje me mandatin e tij nga OKB.
“KFOR po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, shtoi ai.
Kujtojmë se sot janë bërë tetë ditë që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me targa me Serbinë.