image Situata me grevën/ Presidentja takohet edhe me Bordin e AKK-së

Kosovë

Situata me grevën/ Presidentja takohet edhe me Bordin e AKK-së

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka ftuar në takim edhe Bordin e Asociacionin e Komunave të Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën e fundit me grevat.

Gazeta Sinjali, mëson se takimi ndërmjet presidentes dhe Bordit të AKK-së pritet të mbahet në orën 16.00.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.

Ai tregon për Gazetën Sinjali, se pritet që të diskutojnë lidhur me situatën e fundit për grevat.

“Bordi i AKK-së, do ti paraqet tek presidentja shqetësimet e komunave të dala nga Këshilli i kryetarëve të Komunave”, tha Ibrahimi.

/GazetaSinjali/