Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka ftuar në takim edhe Bordin e Asociacionin e Komunave të Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën e fundit me grevat.
Gazeta Sinjali, mëson se takimi ndërmjet presidentes dhe Bordit të AKK-së pritet të mbahet në orën 16.00.
Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.
Ai tregon për Gazetën Sinjali, se pritet që të diskutojnë lidhur me situatën e fundit për grevat.
“Bordi i AKK-së, do ti paraqet tek presidentja shqetësimet e komunave të dala nga Këshilli i kryetarëve të Komunave”, tha Ibrahimi.