image Situata me COVID-19, SHBA merr vendim të ri për Kosovën

Kosovë

Situata me COVID-19, SHBA merr vendim të ri për Kosovën

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hequr Kosovën nga Niveli 4 në udhëzuesin e udhëtimeve, sipas të cilit udhëzues, qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili njoftoi se një vendim i tillë është marrë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

“Mirëpres faktin që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit ka hequr Kosovën nga Niveli 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, duke kaluar në Nivelin 3, “për ri-konsiderim të udhëtimit”, ka shkruar Zemaj.

Vendimi është publikuar edhe në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Ky vendim është publikuar edhe në faqen COVID-19 të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një njoftim/informacion shëndetësor të Udhëtimit të Nivelit 3 për Kosovën për shkak të COVID-19”, ka shkruar tutje Zemaj. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3488647694515419?xts[0]=68.ARBq5K0xtL0rATebwimtd4vi4ewTwf8L6eeYBJbtIFb0iTYJ0Bn0LMcVrIEf9gFU0WxIDwrIWDazEsmfoBZXSgTVoq_s1lMj_w_4r4SjRZl5uUl_bpfx10IJQIHfQmO08LdFGdXifCDVyvsdbknlqz4v5EBpAyPQdBOxSa-hXuz0cQ7oOK6w3dj3ampEWU7GOIHWnrOD2–E2o-tbHcofujizwCyFIc6R7fNQqQwP_4nDtC4aOav77BqjR_2LfxRO0_uRA-qTqE5jE2jz7hJXcx_oO5IJH1LzQi3uF4WDTyX80WdeL_5rfgr3wgBQlYYzBFYPgHR6kIqaLy1rYWixm57kQ&tn=-R