Situata me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit është përkeqësuar, pasi që janë regjistruar shifra të larta të persona që janë infektuar me këtë virus, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e kësaj edhe Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Sadri Misini”, paralelja e ndarë në Shipashnicë të Poshtme, do të kalojë në zhvillimin e mësimit në formën online, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe personelit arsimor të infektuar me COVID-19.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Komuna e Kamenicës.
“Këto masa janë marrë duke u bazuar në rekomadimin e IKShPK-së, si dhe në harmoni me Udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.