Franca do të fillojë që nga e hëna të lehtësojë masa e ndërmarra për ta luftuar koronavirusin.
Këtë e ka thënë Kryeministri i Francës, Edouard Philippe këtë të enjte.
“Do të jetë proces gradual, në mënyrë që ngadalë por sigurt të nisim të lirojmë masat”, ka thënë ai.
Edouard ka theksuar se Franca ka qenë e ndarë në dysh, pasi që progresi në disa pjesë të vendit ka qenë më i ulët sesa që është pritur.
Por sipas tij masat mund të rikthehen nëse qytetarët nuk i respektojnë rregullat e distancës sociale./ Gazeta Sinjali/