Pas zhvillimeve të fundit në vend, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një takim me grupin parlamentar.
Kreu i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se partia ka mbajtur një tryezë diskutimi me deputetët dhe anëtarët e Qeverisë.
“Grupi Parlament dhe kolegët nga Qeveria mbajtem një tryezë diskutimi rreth situatës së krijuar dhe angazhimit të përbashkët si AAK”, ka shkruar Haradinaj, derisa, ka publikuar edhe fotografi të takimit.