Sot janë thirrur në takim kryetarët e komunave për të diskutuar lidhur me situatën pandemike me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Takimi do të mbahet në ora 14:00.
Këtë për Gazetën Sinjali e bëri të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili tha se “Jemi në kohë fushate, si dhe nxënësit kanë filluar mësimin, nuk e dimë ende se çfarë masa mund të merren”,
Sipas Ibrahimit, duhet të presin dy deri në tri javë për të marrë rezultatin se çfarë po ndodhë në shkolla.
Nesër bëhen dy javë që nga miratimi i masave të fundit për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit./GazetaSinjali/