image Sipas një studimi nga “SELDI”, presioni i monopolizimit është më i larti në Shqipëri dhe Kosovë

Kosovë

Sipas një studimi nga “SELDI”, presioni i monopolizimit është më i larti në Shqipëri dhe Kosovë

news image

Në Shqipëri, mundësitë për kapjen e shtetit nga grupet e interesit janë më të mëdha se kudo në rajon, raportohet në një studim të fundit që publikoi Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në vendet e Evropës Juglindore (SELDI) “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020”. Kosova, në këtë raport renditet e dyta, shkruan Gazeta Sinjali.

Grafiku tregon se si biznesi dhe institucionet publike në Shqipëri kanë predispozitë të lartë në raport me vendet e tjera të Ballkanit për të përdorur funksionet publike që nga shërbimet, deri te ligjet në favor të interesave të grupeve të caktuara.

Studimi tregon se në Shqipëri dhe Serbi janë të përhapura praktikat kur vendosja e sanksioneve bëhet në mënyrë selektive.

Politikat antikorrupsion konsiderohen veçanërisht joefektive në institucionet publike të lidhura me sektorin e ndërtimit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, në inspektoratet e punës në Bosnjë.

Studimi tregon gjithashtu presion në rritje të kapjes së shtetit nga bizneset, d.m.th. monopolizimi që ndodh në nivelin kombëtar, sektorial ose institucional. Presioni i monopolizimit është më i larti në Shqipëri dhe Kosovë.

Ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka thënë se fenomeni i rrezikshëm i kapjes së shtetit është një komplot kundër demokracisë dhe kontrollit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Studimi i publikuar së fundmi nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore (SELDI) “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020” tregon se Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i takon presionit në rritje të kapjes së shtetit nga biznesi. Raporti bën me dije se  “biznesi dhe institucionet publike në Shqipëri kanë predispozitë të lartë në raport me vendet e tjera të Ballkanit për të përdorur funksionet publike që nga shërbimet, deri të ligjet në favor të interesave të grupeve të caktuara”. Gjithashtu evidentohet se “përdorimi i enteve publike jo vetëm për të përfituar, por edhe si mjet ose armë kundër konkurrentëve është përdorimi më i madh i kapjes së shtetit””, ka shkruar Meta në Facebook. /Gazeta Sinjali/