image Sipas Mujës, Kurtin deshën ta vrasin sepse pengoi “plane ogurzeza për Kosovën”

Politikë

Sipas Mujës, Kurtin deshën ta vrasin sepse pengoi “plane ogurzeza për Kosovën”

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur rreth raportimeve për atentatin e dyshuar për vrasjen e kryeministrit, Albin Kurti gjatë vitit të kaluar.

Në Tëvë 1, ai vlerësoi se planifikimi për një atentat ndaj Kurti erdhi për shkak se me ardhjen e tij në pushtet “ka cenuar plane ogurzi për Kosovën”.

“Këto informacione gjatë gjithë kohës ne marrë parasysh edhe ndryshimet e mëdha që kanë ndodhë edhe në Kosovë por edhe kundërshtarët politikë edhe nga jashtë që i kemi potencialisht edhe strukturat e tyre informale që ekzistojnë në Kosovë ekziston një dro sepse ardhja e Kurtit ka cenu plane ogurzi për Kosovën dhe natyrisht se humbjet e njerëzve janë të mëdha”, tha ai.

Sipas tij, këto veprime janë ndërmarrë nga Serbia për shkak se kryeministri Kurti ka për mision që “ta kthejë në binarë Kosovën”.

“Ajo çka unë e di që Kurti është i drejtuar nga misioni për ta kthyer Kosovën në binarë në terezi dhe nuk e ndalojnë këto kërcënime, përpjekje që bëhen nga kushdo qoftë por besoj që këto rreziku potencial dhe që ka humbur më së shumti me ardhjen e Kurtit është Serbia por e partnerët e saj… Në fakt i keni parë edhe ju si duhet me pa faktikisht Kurti i ka prishë punë më së shumti Serbisë”, tha ai.

Po ashtu, Muja thotë se Serbia po zhvillon një luftë hibride ndaj Kosovës, duke marrë shembullin e agresionit rus në krye me presidentin, Vladimir Putin ndaj Ukrainës.

“Unë besoj se Serbia zhvillon një luftë hibride ndaj Kosovës pak a shumë nuk e di nëse i keni përcjellë ngjarjet në Rusi janë metoda që vijnë nga menuja e Putinit. Mënyra sesi iu ka qasë Ukrainës fillimisht ka dashtë me siguru një qeverisje lokale ndaj Putitnit dhe sa herë iu ka cenu kjo i ka eleminu ato, pastaj në momentin kur s’ka mund me këto forca demokratike ose praktika demokratike ka ardhë në shprehje e ashtuquajtura rezistenca civile bllokadat e Krimesë dhe Donbasit, kur e panë që ska sukses shkun në eskalimin në luftën e armatosur”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/