image Sipas EMSC-së që nga viti 2014 nuk kishte pasur tërmet kaq të fortë

Rajon

Sizmologji/ Sipas EMSC-së që nga viti 2014 nuk kishte pasur tërmet kaq të fortë

news image

Qendra  Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) konstaton se që nga viti 2014 kur është hapur aplikacioni nuk ka ndodhur që të ketë një shkallë kaq të lartë tërmeti në të njëjtin rajon, sikur ndodhi dje në Shqipëri.

Qendra e cilëson si një kohë të vështirë dhe të paqartë për Shqipërinë momentin e vështirë që po kalojnë.

“Që nga fillimi i aplikacionit të fundit të tërmetit në 2014, nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të ndjeshmërisë së tërmeteve në një rajon.  Kjo është një kohë shumë shqetësuese dhe e vështirë për Shqipërinë nga tërmeti dhe të gjitha mendimet tona janë me ju. Qëndroni të sigurt” shkruhet në mesazhin e Qendrës Sizmologjike Europiane të Mesdheut.

Sizmologu Rexhep Koçi u shpreh për Report Tv në një prononcim pasditen e sotme se nga dita e djeshme kur u regjistrua tërmeti 6.4 ballë është pasuar nga 550 pasgoditje, të cilat ende vijojnë. / Gazeta Sinjali/