image Sinjalizuesi “kap mat” Policinë e Kosovës (VIDEO)

Sinjalizime

Sinjalizuesi “kap mat” Policinë e Kosovës (VIDEO)

news image

Një patrullë e policisë në Pejë është zënë në flagrancë nga një sinjalizues duke dëgjuar këngë patriotike në “kupë” të qiellit.

Kjo formë e pazakontë e sjelljes së uniformave të rendit ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Policët me veturën zyrtare gjatë kryerjes së detyrës janë filmuar teksa kanë dëgjuar këngën e mirënjohur, “N`Dardani bjen një tupan”.

Sipas sinjalizuesit, videoja është xhiruar më 29 korrik rreth orës 14:30.

Në këtë video shihet një polic i cili duke hyrë në veturë dëgjohet duke u thënë kolegëve “Lëshoja dajë lëshoja”

Kujtojmë se ditë më parë në Prishtinë një qytetare është dënuar me 100 euro gjobë për shkak të qeshjes me arsyen se ka prishur qetësinë publike./Gazeta Sinjali/