image Sinjali i fundit: Tre gardianë në burgun e Mitrovicës dyshohen të infektuar me koronavirus

Kosovë

Pandemia/ Sinjali i fundit: Tre gardianë në burgun e Mitrovicës dyshohen të infektuar me koronavirus

news image

Edhe tre persona të tjerë dyshohet se janë të infektuar me koronavirus në veri të vendit.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta se bëhet fjalë për tre gardianë në Qendrën e Paraburgimint në Mitrovicë.

“Pas testimeve, sot kanë rezultuar pozitiv edhe tre persona. Me gjasë i gjithë ndërrimi janë të infektuar. Në mesin e tyre punojnë edhe dy shqiptarë. Nesër priten edhe rezultate të tjera”, i ka thënë ky burim Gazetës Sinjali.

Kujtojmë se të gjithë të burgosurit në burgun e Mitrovicës kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.

 Departamenti Shëndetësor i Burgjeve në bashkëpunim me IKSHPK dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës kanë njoftuar se do të bëjnë gjurmimin e kontakteve të të gjithë gardianëve dhe infermierit të infektuar në funksion të lokalizimit të infeksionit, parandalimit të përhapjes në burg dhe në familjet e të prekurve./Gazeta Sinjali/