Në Klinikën Infektive, QKUK, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 72 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë 63 pacientë, 4 janë në gjendje kritike.
Në pritje të rezultateve janë 5 raste, ndërsa 4 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.
Këto të dhëna i ka bërë të ditura zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Ky është njoftimi i tij:
Nga 63 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 50 raste janë në gjendje stabile,
• 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë prej të cilëve njëri (1) është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë (3) janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor. /Gazeta Sinjali/