image Sindikatat i drejtohen Hotit me disa kërkesa lidhur me Ligjin e Pagave

Sociale

Sindikatat i drejtohen Hotit me disa kërkesa lidhur me Ligjin e Pagave

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Sindikata e Shëndetësisë, e Policisë, Doganave, Zjarrfikësve dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës i kanë dërguar një kërkesë kryeministrit Avdullah Hoti dhe Qeverisë me rastin e shikimit të Buxhetit për vitin 2020.

Në njoftim për media këto sindikata kanë thënë se janë duke e debatuar mundësinë e tërheqjen së 10 përqindëshit të vlerës së trustit dhe se mendimin e anëtarësisë lidhur me këtë çështje do ta bëjnë publik në takimin me kryeministrin.

“SBASHK, FSSHK-ja, SPK-ja, Sindikata e Doganës së Kosovës , ajo e Zjarrfikësve dhe SPAK po ashtu kërkojnë nga Kryeministri Hoti që të zhvillojë konsulta me sindikatat lidhur me idenë e ngritur e që ka të bëj me Trustin pensional. Çështjen e tërheqjes së vlerës prej 10 % nga shuma e akumuluar e të punësuarve në Trust këto sindikatat janë duke e debatuar me të punësuarit në këta sektorë dhe në takim me Kryeministrin do ta prezantonin mendimin e anëtarësisë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/.