Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se dje u është adresuar partive politike me disa kërkesa, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, këto kërkesa vijnë në kohën kur partitë politike po e shpalosin programin e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Këto janë kërkesat e punëtorëve shëndetësorë për partitë politike: Sa është e paraparë rritja e buxhetit në shëndetësi?, Si do të jetë plani juaj për menaxhimin e Pandemisë COVID-19?, Si do të përmirësohet mirëqenia e punëtorëve shëndetësor(pagat) forma dhe mënyra e saj?”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/