image Sindikatat e profesionistëve shëndetësorë mblidhen nesër, vendosin se si do t'i kundërshtojnë shtesat prej 60 euro

Shëndetësi

Sindikatat e profesionistëve shëndetësorë mblidhen nesër, vendosin se si do t’i kundërshtojnë shtesat prej 60 euro

news image

Sindikata e Infermierëve, Oda e Infermierëve të Psikiatrisë, Neurologjisë, Instrumentarëve dhe shoqatat e tjera do të mbajnë nesër mbledhje të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 13:00, raporton Gazeta Sinjali.

Sindikata e Infermierëve ka njoftuar se në këtë mbledhje do të bëhet koordinimi i veprimeve sindikale lidhur me kërkesat e infermierëve dhe në kundërshtim të shtesave prej 60 euro që u janë ndarë nga qeveria, të cilat ata i vlerësojnë si nënçmuese.

“Nesër më datë 30.08.2021 në ora 13:00, Sindikata e infermierëve, oda e infermierëve dhe shoqatat e infermierëve të psikiatrisë, neurologjisë, instrumentareve dhe shoqata të tjera mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme për koordinimin e veprimeve sindikale lidhur me kërkesat e infermierëve dhe në kundërshtim të shtesave nënçmuese prej 60 euro”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate./Gazeta Sinjali/