image SPERTK: Thirrje Kuvendit, AKP po i shet pronat ku është RTK-ja

Sociale

SPERTK: Thirrje Kuvendit, AKP po i shet pronat ku është RTK-ja

news image

Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) është shprehur e shqetësuar me informacionet se objektet e ish-RTP-së, tani të RTK-së, janë nxjerrë në shitje nga Agjencioni Kosovar për Privatizim, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një reagimi, SPERTK është shprehur se nëse kjo ndodh, atëherë AKP do të përballet me të gjithë punëtorët e RTK-së pasi që burim të vetëm për mbijetesë e kanë aty.

SPERTK ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që sa më shpejt të fillojë procedurat për miratimin e Ligjit të RTK-së, duke propozuar që objekti ku gjendet Radio Kosova t’ia kalojë në pronësi RTK-së.

“Ne do të ndjekim me vëmendje dhe nga afër përpjekjet për shitje të objekteve tani ku gjendet RTK. Nëse kjo kërkesë jona nuk merret parasysh shpejt, ne do t’u bëjmë ftesë të gjithë kolegëve tanë të na bashkohen në protesta. Shkatërrimin e RTK-së nuk do ta lejojmë me asnjë çmim. Jemi të vetëdijshëm se është kohë pandemie, por kur cenohet mbijetesa jonë dhe mediumi i vetëm publik në vend, do të detyrohemi ta mbrojmë me çdo mjet ligjor”, thuhet ndër të tjera në reagim./Gazeta Sinjali/