image Sindikata e PTK-së e mirëpret ngritjen e aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të ndërmarrjes

Kosovë

Sindikata e PTK-së e mirëpret ngritjen e aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të ndërmarrjes

news image

Sindikata e Postës dhe Telekomit të Kosovës ka reaguar pasi që Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryshefit të kësaj ndërmarrje, Shyqyri Haxha, raporton Gazeta Sinjali.

Nga kjo sindikatë kanë thënë se e mirëpresin ngritjen e kësaj aktakuze dhe ka inkurajuar prokurorinë për hetime në lidhje me dhënien e urdhrit për ekzekutimin e pagesës së gjobës.

“FSP-PTK ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për lidhjen/shkëputjen e kontratës së dëmshme më operator ekonomik ndërkombëtar Amdocs, ku Telekomi i Kosovës ka paguar gjobë ndaj kompanisë rreth 10 milion euro. FSP-PTK përgëzon prokurorinë e shtetit për ngritjen e kësaj aktakuze ndaj ish-kryeshefit, i cili ka nënshkruar ketë kontratë dhe njëkohësisht i inkurajon për hetimet në lidhje me dhënien e urdhrit të ekzekutimit për pagesën e gjobës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj sindikate./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/fsp.ptk/posts/3727518163934208