image Sindikata e Policisë së Kosovës pranohet në Këshillin Evropian të Sindikatave të Policisë

Kosovë

Sindikata e Policisë së Kosovës pranohet në Këshillin Evropian të Sindikatave të Policisë

news image

Sindikatës së Policisë të Kosovës i është pranuar kandidatura për anëtarësim në CESP Conseil Européen des Syndicats de Police – Këshillit Evropian të Sindikatave të Policisë.

“Të nderuar anëtarë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, punonjës të Policisë së Kosovës, ju njoftojmë se pas takimeve me kryetarët e Sindikatave të rajonit (Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipërinë) si dhe takimin me kryetarin e Këshillit Evropian të Sindikatave të Policisë CESP z. Ricardo Valadas, në qershor të këtij viti kemi adresuar një letër interesi për anëtarësim në Këshillin Evropian të Sindikatave të Policisë CESP, ku me një mbështetje nga kryetari z.Ricardo Valadas dhe nga anëtarët e Byrosë, sa i përket Republikës së Kosovës dhe Statusit të saj në Këshillin e Evropës më 27-28.10.2022 në Samitin e Madridit – Spanjë u ra dakord dhe u votua nga anëtarët e Byrosë që Sindikata e Policisë së Kosovës mund të hidhet për votim në takimin e radhës së Komitetit Ekzekutiv për të marrë momentalisht Statusin e Vëzhguesit në CESP”, ka njoftuar Sindikata e PK-së.

Ky lajm është bërë i ditur nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian të Sindikatave Policore.

“Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP), z. Marian Kicev, na u kumtua lajmi pozitiv se Sindikatës së PK-së i është pranuar kandidatura për anëtarësim në CESP”.

Çfarë është Këshilli Evropian i Sindikatave të Policisë (CESP)?

Objektivi i Këshillit Evropian i Sindikatave të Policisë (CESP) është të grupojë profesionistë të sigurisë, përvoja e të cilëve në terren i vendos ata në pozicionin e propozimit të zgjidhjeve adekuate dhe ndonjëherë alternative ndaj përgjigjeve institucionale.

Sinteza e eksperimenteve sindikale të anëtarëve të saj ku bëjnë pjesë më shumë se 400 mijë zyrtar policor të shteteve anëtare të CESP, synon të përmirësojë jetën dhe kushtet e punës së çdo punonjësi policie për t’i mundësuar atij sa më mirë të sigurojë sigurinë e bashkëqytetarëve të tij.

/GazetaSinjali/