image Çitaku: Mos shqyrtimi i aplikimit të Kosovës nga ana e KE shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë

Politikë

Çitaku: Mos shqyrtimi i aplikimit të Kosovës nga ana e KE shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë

news image

Kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mos shqyrtimi i aplikimit të Kosovës nga ana e KE-së, tregon për gjendjen jo të mirë të diplomacisë kosovare.

Sipas saj, ky mos shqyrtim konfirmon se ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët e Kosovës.

Çitaku këto i ka quajtur aventura, duke thënë se janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme.

Këso lloj aventurash janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme. As nuk dinë, as nuk munden, as nuk pyesin”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

/GazetaSinjali/