image Sindikata e Infermierëve: Kur kërkojmë dyfishim të pagesës së kujdestarisë duket shumë, por nuk është

Kosovë

Sindikata e Infermierëve: Kur kërkojmë dyfishim të pagesës së kujdestarisë duket shumë, por nuk është

news image

Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive, ka sqaruar se kërkesa e tyre për rritje të pagesës së kujdestarisë së natës kap vlerën e 2.7 milionë eurove në vit, për të gjitha spitalet në Kosovë.

Havolli po ashtu tha se kërkesa e tyre për rritje të pagesës së kujdestarisë së natës kap vlerën e 2.7 milionë eurove në vit, për të gjitha spitalet në Kosovë.

“Duket shumë kur kërkojmë 100 për qind rritje, por nuk është ashtu. Bëhet fjalë për 36 euro, pra tash është 18 euro kujdestaria e natës, kurse në kërkojmë të bëhet 36 euro”, ka thënë Havolli në Ktv.

Sipas tij kjo do t’i motivonte infermierët në këtë kohë të rëndë për vendin shkaku i pandemisë me koronavirusin. /GazetaSinjali/