image Sindikata e Infermierëve distancohet nga protesta e sotme e punonjësve shëndetësorë

Shëndetësi

Sindikata e Infermierëve distancohet nga protesta e sotme e punonjësve shëndetësorë

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka mbajtur protestë para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar ndryshimin e Ligjit për Pagat, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo kundër kësaj proteste ka dalë Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë.

Përmes një reagimi në Facebook, nga kjo sindikatë kanë thënë se distancohet nga të gjitha organizimet që kanë qëllim “presionin, rritjen e numri të prezantimeve publike pa substancë dhe përkrahje nga Sindikata e Infermierëve”.

Në këtë reagim thuhet që Sindikata do të shfrytëzojë të gjitha rrugët për përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve të shëndetësisë.

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës do shfrytëzoj të gjitha rrugët, duke filluar nga dialogu social deri tek veprimet dhe masat sindikale brenda kornizave ligjore në përpjekje të përmirësimit të mirëqenies së përgjithshme dhe statusit socio-ekonomik të komuniteteve tona.Sindikata e Infermierëve të Kosovës“, thuhet në reagim.

/GazetaSinjali/