image Sindikata e Infermierëve i reagon Hotit, kërkon që t'iu plotësohen kërkesat

Shëndetësi

Sindikata e Infermierëve i reagon Hotit, kërkon që t’iu plotësohen kërkesat

news image

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar pas premtimit që ka bërë sot kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se do të ndajë paga shtesë për punëtorët arsimorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen e tyre në  Facebook, gjersa thuhet se kjo sindikatë ka bërë kërkesë të vazhdueshme që të takohet me Hotin, por, sipas tyre ky takim nuk ndodhi asnjëherë.

Nga Sindikata e Infermierëve theksuan se nuk mund të krahasohet puna e infermierëve në rrezik të vazhdueshëm me pandeminë COVID-19 dhe e mësimdhënësve.

Reagimi i plotë:

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka bërë tre takime gjatë vitit 2020 me Ministrin e Shëndetësisë dhe kemi tentuar ta bëjmë një takim me kryeministrin, të cilin nuk e kemi bërë kurrë, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme nga Sindikata e Infermierëve që ky takim të ndodhë. Kemi bërë poashtu 3 protesta me qëllimin e vetëm, ngritja e pagesave të ndrrimeve të natës, pra për 12 orë punë gjatë natës një infermier paguhet vetëm 18 euro, ndërsa ne kemi kërkuar që kjo 18 euro të bëhet 36 euro dhe se buxhetit të Shtetit do të i kushtonte vetëm 2.7 milion euro në vit për të gjithë infermierët e Kosovës. Pra ne kemi pasur shumë kërkesa, por për shkak të krizës me pandeminë, ne ju kemi dhënë përparësi pagesave për punën gjatë ndrrimeve të natës, që janë tepër nënqmuese për ne.

Ne kemi reaguar edhe për pagesën(shtesën) mizerie prej 150 euro në muaj, krahasuar me 250 të atyre qē punojnë në të njejtin vend të punës.

Sot kjo qeveri që ankohej për mungesë buxheti, premton që rreth 32 mij mësimdhenësve të ju ndahen shtesë prej 100 euro në muaj. Në parim ne jemi që të gjithë të përfitojnë, por nuk mundet të krahasohet puna e infermierëve në rrezik të vazhdueshëm me covid19 dhe mësimdhënësve që shumicën e kohës qëndruan në shtëpi.

Mbi 1500 infermier të infektuar me covid19, shumica nga ta me simptoma shumë të rënda, 8 infermier të vdekur dhe dhjetra familjare të infermierëve të vdekur.

/Gazeta Sinjali/