image Sindikata Doganës kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave

Kosovë

Reagim/ Sindikata Doganës kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave

news image

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës thotë se e përkrah çdo ligj të favorshëm që ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen dhe ruajtjen e mirëqenies sociale të punonjësve.

“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se ligji i pagave i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe votuar nga shumica e deputeteve të Parlamentit të Republikës së Kosovës gëzon përkrahjen e shumicës së të punësuarve në institucionet Republikës së Kosovës, andaj mbi bazën e kësaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës përkrah dhe kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave, ashtu siç është, pasi që i njëjti mund të plotësohet nëse janë bërë lëshime teknike gjatë procesit”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Çdo devijim nga moszbatim i “Ligjit për Paga” për Sindikatën e Pavarur të Doganës së Kosovës do të jetë i pa pranueshëm”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate./ Gazeta Sinjali/