Përfaqësuesi i shoqatës sindikale të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti, i cili në deklarimin e tij për grevën tha se sindikalistët janë të PAN-it (akronim i partive politike opozitare).
Sefaj kundërshtuar deklaratën e Kurti duke thënë se nuk është PAN.
“Nuk jam PAN-ist as Pianist. As çiftelisë s’di mi ra!”, ka shkruar Sefaj në Facebook, ku i ka bashkëgjitur një shkrim të tij ku kundërshtonte qeveritë e kaluara, përcjell Sinjali.
Ndërkohë, Kurti ka thënë se greva po bëhet për inat të qeverisë dhe se sindikalistët janë pjesë e partive opozitare, siç njihen PAN.
“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë së zhvillimit dhe shpresë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt dhe aty iu ka ngelur sahati sindikalistëve dhe tani po dëshirojnë që t’ia bëjnë PAN-it opozitën, duke e bërë grevën armë kundër qeverisë.”, ka thënë ai.