image Çitaku: Betejën e kemi me Albin Kurtin

Politikë

Çitaku: Betejën e kemi me Albin Kurtin

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, edhe njëherë i ka dalë në mbrojtje ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish luftëtarëve të UÇK-së.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se UÇK-ja nuk është vetëm e PDK-së, por e krejt Kosovës. Ndërsa, ka thënë se “betejën e kemi me Albin Kurtin”.

“Edhe, meqë ra fjala, ama bash askujt nuk ia zgjati dorën kur vie puna tek mbështetja për Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK- së. Kur të vije koha, do të flasin faktet”, ka shkruar Çitaku, përcjell Sinjali.

Më tej ajo ka thënë “po ato janë procese të ndara nga beteja politike që e kemi në Kosovë. UÇK nuk është vetëm e PDK- së. UÇK është e Kosovës, ndonëse disa të mjerë refuzojnë ta shohin si të tillë”.

 “T’i ndajmë gjërat. Betejën e kemi me Albin Kurtin. Betejën e kemi për të ardhmen. Bashkë”, ka shkruar Çitaku.

/GazetaSinjali/