image Sindikalistët nesër bllokojnë hekurudhat

Kosovë

Protestë/ Sindikalistët nesër bllokojnë hekurudhat

news image

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave- Trainkos ka paralajmëruar për nesër ndalim të qarkullimit të të gjithë trenave në Republikën e Kosovës, përfshirë trenat e mallrave dhe të udhëtarëve.

Kryetari i kësaj Sindikate, Sahit Prekopuca ka deklaruar para pak çastesh për Gazetën Sinjali se ky vendim është marr në shenjë revolte me arrestimin e makinistit të trenit në relacionin Pejë – Prishtinë nga  Policia e Kosovës.  Ai ka deklaruar se ky arrestim është i padrejtë dhe i papranushëm.

Dje, makinisti i trenit është arrestuar nga policia pasi kishte goditur për vdekje një vajzë të mitur në Klinë.

Sindikalistët thonë se me këtë arrestim nuk është duke u respektuar Ligji mbi Hekurudhat e Kosovës si dhe Rregulloret dhe Udhëzimet e tjera administrative.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punëve të Brendshme, që të lirohet sa më shpejtë kolegu I tyre  dhe të fillohet të respektohet Ligji mbi Hekurudhat e Kosovës.

Kreu i Sindikatës, Sahit Prekopoca ka thënë për Gazetën Sinjali se qarkullimi i trenave do të bëhët prej orës 05:00 të mëngjesit të ditës së enjte dhe do të mbetet i bllokuar deri  në lirimin e kolegut të tyre./ Gazeta Sinjali/