image Sinani: Pushteti në Serbi instrumentalizon migrantët për qëllime politike

Politikë

Sinani: Pushteti në Serbi instrumentalizon migrantët për qëllime politike

news image

Këshilltarja politike  e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Ardita Sinani, ka reaguar sot pasi xhandarmëria serbe transferon 600 migrantë të Lindjes së Mesme nga Horgoshti në Preshevë.

Ajo thekson se pushteti në Serbi instrumentalizon migrantët për qëllime politike.

“Mbrëmë, nën përcjelljen e xhandarmerisë, mbi 10 autobusë me afro 600 migrantë nga lindja e mesme u transferuan nga Horgoshi në Qendrën e Pranimit në Preshevë. Shqetësuese që këta migrantë mbrëmë në Preshevë u transferuan pas incidenteve me armë zjarri në qytetin e Horgoshit, tha ish-kryetarja e Preshevës.

Më tej Sinani theksoi se madje, dje në mediat proqeveritare u raportua se njërit nga migrantët që shkaktuan incidente në Horgosh, iu gjet edhe kapelë me mbishkrimin UÇK.

“Tipike kjo e raportimeve mediale të viteve të ’90-ta. Keqardhje që migrantët po keqpërdorën nga pushteti në Serbi. Kjo politikë e instrumentalizimit të migrantëve shpërfaq karakterin antidemokratik të pushtetit aktual në Serbi”, tha Sinani.

Këshilltarja politike  e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc theksoi se kjo është e kundërta e Komunës së Preshevës që shquhet për mirëprijten e migrantëve.

/GazetaSinjali/