image Presidenti shqiptar i bën bashkë shqiptarët e Luginës, i përgëzon për regjistrimin e popullsisë    

Shqipëri

Presidenti shqiptar i bën bashkë shqiptarët e Luginës, i përgëzon për regjistrimin e popullsisë    

news image

Përfaqësuesit politikë e institucional nga Presheva, Bujanoci e Medvegja janë bërë bashkë në një takim në Zyrën e Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj.

Presidenti Begaj, tha se pjekuria dhe serioziteti që shqiptarët dhe partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës treguan për procesin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Republikën e Serbisë është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar.

“Këtë konsideratë e ndava me një delegacion të Luginës së Preshevës gjatë një takimi të zhvilluar sot. Vlerësoj frymën e bashkëpunimit të demonstruar nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, i cili solli një regjistrim më të saktë e më të drejtë të shqiptarëve që jetojnë aty”, tha Begaj. 

Presidenti i Shqipërisë theksoi se prioriteti kryesor është bashkëpunimi rajonal në të gjitha aspektet, gjë që na garanton një realizim më të shpejtë të objektivave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e rajonit.

/GazetaSinjali/