Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke numëruar votat e zgjedhjet parlamentare të zhvilluara sot në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas rezultateve preliminare të 384 mijë e 234 votave të numëruara deri tani, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 183 mijë e 957 vota ose 47,88%.
Fitoren e LVV-së në këto zgjedhje kanë nisur ta festojnë simpatizantët e kësaj partie në pothuajse të gjitha qytetet e vendit.
Në Prishtinë, ata kanë dalë në shesh duke festuar e vallëzuar me surle e tupana.
Madje, disa prej tyre po festojnë edhe në rrugët e kryeqytetit me vetura e flamuj kuqezi./Gazeta Sinjali/