Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEXI-it, Malclom Simmons, do të raportojë sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Këtë raportim Simmons do ta bëjë përmes një video-lidhje për skandalet e EULEX-it në Kosovë, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.
Raportimi i Simmons do të bëhet para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.
Raportimi do të bëhet në ora 10:00./Gazeta Sinjali/