image Simmons kërkon që Kuvendi ta hetojë EULEX-in për dërgimin e dosjeve në Serbi - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Simmons kërkon që Kuvendi ta hetojë EULEX-in për dërgimin e dosjeve në Serbi

news image

Mbrëmë në media është publikuar një pjesë e dëshmisë që ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili planifikonte të shpaloste në Kuvendin e Kosovës mbi skandalet e pretenduara nga ai në misionin ligjvënës të BE-së, përcjell Gazeta Sinjali.

Ndër të tjera, aty thuhet se EULEX ka dërguar dosje në Serbi, e shpesh-herë edhe kanë udhëtuar për atje.

Kurse për këtë çështje ka reaguar vetë Simmons, i cili ka listuar tri çështjet që sipas tij duhet të hetohen nga Parlamenti i Kosovës.

 “Çështjet që duhet të jenë objekt i një hetimi parlamentar përfshijnë:

1. EULEX dorëzon në Serbi dosjet e prokurorisë në lidhje me krimet e luftës të kryera në Kosovë;

2. Pretendimet e dokumentuara të ndërhyrjes në gjykimet penale;

3. Pretendimet e dokumentuara të manipulimit të dëshmitarëve të mbrojtur”, ka shkruar ai në Twitter. / Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: