image Simmons i gatshëm të dëshmojë për 'keqpërdorimet' e EULEX-it: Kurti nuk po i përgjigjet letrës time

Drejtësi

Simmons i gatshëm të dëshmojë për ‘keqpërdorimet’ e EULEX-it: Kurti nuk po i përgjigjet letrës time

news image

Ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka thënë se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë i njohur si EULEX ka bashkëpunuar me Serbinë, duke i dorëzuar dosje të luftës.

Ai nuk e ka të qartë se për cilat arsye Qeveria e Kosovës nuk po e fton që të dëgjojë dëshminë e tij në lidhje me çështjet të cilat lidhen me keqpërdorimet e EULEX-it.

Simmons ka shkruar në Twitter se në këto dosje përfshihen skedarë që EULEX-i i kishte marrë nga UNMIK-u. Ai nuk beson se autoritetet e Kosovës kishin informacione se EULEX kishte dorëzuar dosjet.

Simmons ka thënë se ndonëse i ka shkruar letër kryeministrit, Albin Kurti, për një listë skandalesh që e kanë karakterizuar misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ende nuk ka marrë përgjigje nga ai.

“Z. Kurti e ka marrë letrën dhe deklaratën time disa javë më parë. Ka pasur shumë komente nga media në Kosovë, por as edhe një fjalë e vetme nga Z. Kurti. Koha do të tregojë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se provat që posedon përfshijnë raporte të dëshmitarëve të mbrojtur se atyre u është ofruar nxitje për të gënjyer./Gazeta Sinjali/