Një nga liderët e serbëve nga veriu i Kosovës, Slavko Simiq, në një bisedë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte në mbrëmje se “populli serb është futur në qoshe, sepse dikush po mundohet ta shkelë dhe ta shtyjë në një gropë”.
Megjithatë, ai u shpreh se serbët janë të vendosur që të qëndrojnë nëpër barrikadat, të cilat janë nëpër rrugë të ndryshme në veri që nga 10 dhjetori.
“Ne nuk do ta lejojmë këtë. Gjyshi im, babai im, unë dhe fëmijët e mi u përballën me këtë problem. Populli dëshiron të dijë se cila është strategjia jonë në të ardhmen. Çfarë hapash duhet të bëjmë më pas. Populli është i vendosur të qëndrojë në barrikada, që të ruajmë vatrat tona”, tha Simiq.