image Vuçiq arrin në Rashkë: Do të shohim nëse largohen barrikadat, do të jetë një natë e vështirë

Politikë

Vuçiq arrin në Rashkë: Do të shohim nëse largohen barrikadat, do të jetë një natë e vështirë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka arritur në Rashkë dhe atje do të takohet me serbët e Kosovës, ndërsa ajo që pritet, është të vendoset ose jo për largimin e barrikadave.

Vuçiq nga atje ka deklaruar se do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë, edhe pse më herët deklaroi se “është një ditë e mirë për Serbinë”.

“Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë. Nuk mendoj që ishte ditë e keqe…E kuptoj popullin serb në Kosovë, kurrë nuk do të jenë të kënaqur, janë të pakënaqur me pozicionin e tyre sepse nuk e dinë se në cilin vend jetojnë.”, tha ai.

“I presim të vinë me kërkesa për mua dhe Serbinë, do të shohim nëse do të pranojnë që të largohen barrikadat.” – ka thënë ai.

/GazetaSinjali/