image Simeone refuzon t’ia zgjatë dorën Kloppit pas humbjes së Atleticos ndaj Liverpoolit

Futboll

Simeone refuzon t’ia zgjatë dorën Kloppit pas humbjes së Atleticos ndaj Liverpoolit

news image

Diego Simeone nuk pranoi t’ia zgjatë dorën Jurgen Kloppit, pas humbjes së Atletico Madridit 3:2 kundër Liverpoolit, në një ndeshje dramatike në Ligën e Kampionëve të martën.

Kampioni i La Ligës pati një natë zhgënjyese në tokën e vet, Wanda Metropolitano, pasi Antoine Griezmann u përjashtua me karton të kuq, një penallti u dha kundër tij dhe një tjetër në favor të tij u shfuqizua.

Pas ndeshjes, trajneri argjentinas i Atleticos ia futi vrap drejt zhveshtores, duke mos u bezdisur fare t’ia zgjatë dorën homologut të vet, siç është zakon pas ndeshjes.

Kloppit nuk i pëlqeu veprimi i Simeones, pasi dora e tij mbeti e zgjatur kur argjentinasi vrapoi drejt tunelit.

Klopp nuk deshi t’i kushtojë rëndësi këtij incidenti dhe nuk i pëlqeu pyetja e një gazetari spanjoll se ai ishte i zemëruar me veprimet e Simeones.

“Pse u zemërova? Nuk jam idiot i tillë që ju të vini këtu dhe të bëni pyetje të tillë këtu. Nuk jam i zemëruar. Mund ta paramendoj se dëshironi ta krijoni një tregim rreth kësaj, por unë desha t’ia zgjas dorën, ai nuk deshi”, tha Klopp pas ndeshjes.

Para ndeshjes, Klopp kishte thënë se nuk i pëlqen aspak stili i lojës së Simeones./Gazeta Sinjali Sporti/