image Sikurse Haradinajt, edhe Gucatit do t’i konfirmohet aktakuza më 11 dhjetor

Kosovë

Sikurse Haradinajt, edhe Gucatit do t’i konfirmohet aktakuza më 11 dhjetor

news image

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka njoftuar për konfirmim të aktakuzës edhe ndaj ish-kreut të kësaj organizate, Hysni Gucatit.

Klinaku, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se, sikurse Haradinajt, ashtu edhe Gucatit do t’i konfirmohet aktakuza me 11 dhjetor.

“Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, aktakuza është e njëjtë për të dytë dhe me datën 11 dhjetor 2020 iu konfirmohet krerëve të OVL UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/