Ish komandanti i luftës në Koshare, njëherësh deputeti i legjislaturës së kaluar nga radhët e LDK-së, Anton Quni, tha se UÇK nuk i ka pasur më shumë se 15 mijë ushtarë.
Në një debat të sotëm televiziv ku është diskutuar për listat e fryra të veteranëve, Quni theksoi se sikur Kosova t’i kishte pasur 60 mijë ushtarë, siç pretendohet, atëherë forcat serbe do të shpartalloheshin pa ndihmën e askujt.
“Paramendoni 60 mijë ushtarë të sistemuar në 20 brigada çka do të thoshte kjo për forcat armike? Do të pësonin një kolaps, gjë që nuk ka ndodhur. Në shumicën e territorit janë zhvilluar operacione guerile dhe në një pjesë të vogël të territorit janë zhvilluar operacione të karakterit frontal”
Ai ka përmendur si dëshmi edhe procesin e demilitarizimit të UÇK-së.
“Pastaj është numri i armatimit që kalu nëpër KFOR dhe shumë e shumë fakte të tjera që na binë në konkludim se kanë qenë diku rreth 15 mijë ushtarë”
Sipas Qunit, e vetmja mënyrë që të rregullohet situata me listat e veteranëve, është që kjo çështje të kthehet në pikën zero./Sinjali/