image Sikletohet Vuçiq: Serbinë e pret periudhë e vështirë për dialogun me Kosovën

Politikë

Politikë/ Sikletohet Vuçiq: Serbinë e pret periudhë e vështirë për dialogun me Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se Berlini përmes Brukselit do të ketë fjalën kyçe në dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiqi për mediat serbe tha se Serbinë e pret një periudhë që s’do të jetë e lehtë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kur të emërohet përfaqësuesi, dhe mendoj se veç e di se kush do të jetë përfaqësues për dialogun e ndoshta edhe për Bosnje e Hercegovinë, ai do të jetë dikush me mbështetje të madhe dhe ndikim të madh në Berlin. Pavarësisht se kush është ai person, Berlini përmes Brukselit do ta ketë fjalën kyçe, që për ne s’është e lehtë dhe do të jetë shumë, shumë e vështirë”, tha Vuçiqi për mediat serbe.

Ndërsa, Vuçiq për përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borell, tha se “ është njeri i mirë që i kupton qëndrimet politike dhe nevojat serbe”.

Borrell ka deklaruar se personalisht do ta udhëheq dialogun në Bruksel dhe do të jetë bashkëbiseduesi kryesor për qeveritë në Serbi dhe Kosovë, raportojnë mediat serbe./Gazeta Sinjali/