Eliza Hoxha, që ka fituar edhe një mandat për deputete nga Partia Demokratike, ka njoftuar se është siguruar plazma për shërimin e babait të saj.
Hoxha përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë atë që ishin të gatshëm për të ndihmuar.
“Të dashur miq, plazma për babin u sigurua. Dua të falënderoj secilin për gatishmërinë dhe vullnetin për të na ndihmuar. Shumë faleminderit për dhuruesit! U jemi shumë mirënjohës e gjithë familja. Kosova është e bukur sepse vazhdon me pas njerëz vullnetmirë”, ka shkruar Hoxha.
Hoxha mbrëmë kishte kërkuar ndihmën e personave që kanë kaluar tashmë COVID-19, për të dhënë plazmë pasi nevojitet për babain e saj.