image Hoxha e quan Hajdarin të paaftë: Protagoniste e skandaleve, e dënuar dhe me aktakuzë për dy çështje

Politikë

Hoxha e quan Hajdarin të paaftë: Protagoniste e skandaleve, e dënuar dhe me aktakuzë për dy çështje

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, sot ka mbajtur një konferencë për media ku foli edhe për aferën e përgjimeve të reja që dëshmon vjedhjen e qeverisë në rezervat shtetërore, për të cilën tha se është hajni e paprecedent që e ka instaluar qeveria e Albin Kurtit.

Hoxha ndër tjera tha se Partia Demokratike e Kosovës tash e 6 muaj me radhë e ka ngritur shqetësimin e saj në raport me rezervat shtetërore dhe dyshimet e bazuara për keqpërdorime, si në rezervat e grurit dhe për rezervat e vajit.

Ajo gjithashtu pati edhe disa fjalë për ministren Hajdari, të cilën e quajti ministre të paaftë dhe protagoniste të skandaleve.

“Rozeta Hajdari, është një ministre e paaftë, e cila për dy vite e gjysmë, jo vetëm që nuk ka pasur kurrfarë rezultati, por ka qenë protagoniste e skandaleve të njëpasnjëshme. Po ju përkujtoj që Rozeta Hajdari është ministre e dënuar dhe me aktakuzë për dy çështje të ndryshme. Dhe si duket kjo nuk i mjafton dhe tashmë e shohim teksa zhytet edhe më thellë në afera korruptive”, tha Hoxha.

/GazetaSinjali/