image Sigurimi i një restoranti në Lipjan rrahë klientin, e bën për spital

Siguri

Sigurimi i një restoranti në Lipjan rrahë klientin, e bën për spital

news image

Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga sigurimi i një restoranti në fshatin Babush i Muhaxherëve të Lipjanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima zyrtarëve policorë iu ka thënë se sigurimi i kishte shkaktuar lëndime trupore, me ç’rast edhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 01:35.

Sipas policisë, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po vazhdon të hetohet./GazetaSinjali/