image Sigurimi i librave shkollore, flet kryetari i Këshillit të Prindërve: Jemi të shqetësuar

Kosovë

Sigurimi i librave shkollore, flet kryetari i Këshillit të Prindërve: Jemi të shqetësuar

news image

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha ka folur pas njoftimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci se prindërve mund t’ju duhet t’i blejnë vetë librat e nxënësve, 10 ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Dragusha tha se janë të shqetësuar dhe se shpresojnë që mënyra e sigurimit të librave për të cilën foli sot Nagavci të mos jetë finale.

“Si prindër jemi shumë të shqetësuar…Ne si Këshill i Prindërve të Kosovës kemi bërë kërkesë në Ministri që të bëhet edhe blerja e teksteve nga klasa e 6 deri në klasën e 9”, tha ai në Frontal.

Ai shtoi se e kishin marrë për punë të kryer sigurimin e librave nga Ministria e Arsimit, ndërsa i bëri thirrje ministres Arbërie Nagavci që që sa më shpejtë t’i sigurojë librat për nxënësit.

/GazetaSinjali/