image Siguria në Kosovë, shefi i EULEX-it takohet me drejtorin e SHKK-së

Kosovë

Siguria në Kosovë, shefi i EULEX-it takohet me drejtorin e SHKK-së

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në këtë takim u bisedua lidhur me sigurinë në institucione korrektuese, situatën e krijuar nga pandemia si dhe menaxhimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

“Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, priti në takim shefin EULEX-it, z. Lars – Gunnar Wigermark, me të cilin biseduan lidhur me sigurinë në institucione korrektues, situatën e krijuar nga pandemia, si dhe menaxhimin e masave mbrojtëse ndaj Pandemisë “Covid 19”. Gjatë takimit, z. Thaçi e njoftoi z. Wigermark rreth sfidave dhe të arriturave të SHKK-së, reformave, menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë “COVID-19” brenda institucioneve korrektuese, e po ashtu edhe mbi programet trajnuese për stafin korrektues dhe të burgosurit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se Wigermark u shpreh se misioni të cilin ai drejton është përqendruar në përkrahjen e SHKK-së dhe ka shprehur gatishmërinë se EULEX-i do të vazhdojë ta ndihmojë këtë institucion sidomos në fushën e trajnimeve./Gazeta Sinjali/