image Siguria në Kosovë - Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorët e huaj

Siguri

Siguria në Kosovë – Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorët e huaj

news image

Komandanti i KFOR-it, Franco Federici është takuar me Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë dhe me ambasadorët e SHBA-së, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ky takim sipas një njoftimi të KFOR-it ishte drekë pune ku u diskutua situata e sigurisë në Kosovë.

“Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Franco Federici, u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, si dhe Ambasadorët e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Takimi, i cili është pjesë e konsultave periodike që zhvillohen midis Ambasadorëve të QUINT-it dhe Komandantit të KFOR-it, ishte një drekë pune. Ata diskutuan dhe shkëmbyen informacione në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis Organizatave Ndërkombëtare dhe Forcës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se janë diskutuar edhe veprimet e mëtejshme.

“Veprimet e mëtejshme dhe fushat e reja të bashkëpunimit janë diskutuar gjithashtu. Vetëm së bashku ne mund të arrijmë një qëllim të përbashkët, është mesazhi i ndarë midis të shquarve”, thuhet tutje.

/GazetaSinjali/