Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, ka thënë se është shqetësuese sesi Sindikata e Arsimit me aq lehtësi thotë se orët e humbura nuk do të zëvendësohen.
“580 mijë orë kanë humbur deri më tash që janë shumë”, ka thënë Nagavci.
Ajo ka thënë se Sindikata e Arsimit ka marrë masa ekstreme si greva.
Nuk është arritur marrëveshje në mes Qeverisë dhe Sindikatës. Kështu greva pritet të vazhdojë.